Presidenti i Egjiptit del në shitje (FOTO)

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi është nxjerrë ‘në shitje’ në “eBay” pas një deklarate të kohëve të fundit, kur u betua se do të shiste edhe veten për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Fun

25/02/2016 14:52

Abdel Fattah el-Sisi, ish-drejtuesi i Ushtrisë, që më pas zuri vendin e paraardhësit Mohammed Morsi, është bërë objekt ironie në internet pas deklaratës së të mërkurës.

“Nëse do të ishte e mundur të shitesha, do të shisja edhe veten”, tha ai gjatë një fjalimi në televizion.

Nuk kaloi shumë kohë dhe një përdorues i “eBay”-it e nxori menjëherë në shitje për 100 301 dollarë. Nuk munguan blerësit, por njoftimi u hoq më vonë.

Në krah të fotos së presidentit shkrues se ai ishte”pak i përdorur”, ish-marshall me njohuri të thella në filozofi dhe fushën ushtarake.

Sisi-on-ebay

“Të dashur njerëz të botës, ne kemi vendosur ta shesim presidentin dhe liderin e grushtit ushtarak Abdel Fataj el-Sisi në “eBay” për të shpëtuar ekonominë e Egjiptit. Vetë ai ka deklaruar se nëse do të sillte përfitim, ai pranonte të shitej dhe ne nuk hezituam. Por bëjmë për të mirën e tij, tonën dhe pjesën tjetër të njerëzimit. Ju lutemi ndihmoni Egjiptin për të fituar pavarësinë politike dhe ekonomike”, thuhej në njoftimin e shitjes.

Egjipti po përballet me një rënie të menjëhershme të turizmit për shkak të ndalimit të fluturimeve drejt Sharm el-Sheikh.