Presidenti i Barcelonës zbulon të ardhmen e Valverdes

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është i bindur se trajneri Ernesto Valverde do të drejtojë skuadra nga ‘Camp Nou’ edhe në sezonin tjetër.

Sport

16/01/2019 16:56

E ardhja e Ernesto Valverde është hedhur në dyshim muajin e kaluar, kur trajneri gjatë një interviste për ‘Barca TV’ deklaroi se nuk e di ku do ta gjejë sezonin i ardhshëm.

Barcelona dhe Ernesto Valverde, kanë një opsion në kontratën e tyre të cilën mund ta ndërprenë në fund të sezonit.

“Ne nuk asnjë dyshim se Valverde do të mbetet trajner i Barcelonës edhe në sezonin tjetër”, ka deklaruar Bartomeu, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne do të flasim me të natyrisht, në kohë. Kjo është ajo që kemi rënë dakord. Ai është një trajner në të cilin ne kemi shumë besim”.

“Ai është duke bërë një punë të shkëlqyer, është një person inteligjent, e di sistemin e lojës së Barcelonës dhe i menaxhon lojtarët në një mënyrë që neve na pëlqen”./Lajmi.net/