Presidenti i Barcelonës zbulon nëse do të largohet trajneri Valverde

Ernesto Valverde nuk do të largohet nga posti i trajnerit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

27/04/2018 07:15

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka mohuar spekulimet se Ernesto Valverde mund të largohet nga posti i trajnerit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Valverde së fundmi raportohej se rrezikon largimin pas eliminimit të Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, Bartomeu ka insistuar se Valverde nuk është në rrezik, përcjell “lajmi.net”.

“Askush nuk dyshon te Valverde, as pas humbjes nga Roma”, deklaroi ai për mediat spanjolle. /Lajmi.net/