Presidenti i Austrisë për dialogun: Diçka ka ndodhur mbrëmë

Van der Belen, presidenti austriak po e vlerëson me rëndësi të madhe forumin që po mbahet në Alpbach të Austrisë.

Lajme

26/08/2018 14:15

Kur foli për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Austria gjatë udhëheqjes së BE-së do t’i jep një rëndësi të madhe këtyre negociatave.

Tha se “diçka ka ndodhur mbrëmë”, duke mos dhënë detaje tjera, transmeton lajmi.net.

“Diçka ka ndodhur mbrëmë. Unë kam përshtypjen se jemi drejt një moment historik”, tha Der Belen duke iu referuar debatit në forumin e Alpbach, ku folën Thaçi e Vuçiq.

Zgjidhje sa më të shpejt kërkoi edhe komisioneri Johanes Hahn.

Ai nuk tregoi për zgjidhjet e mundshme, por tha se dy palët duhet të pajtohen në një marrëveshje historike.

Kurse presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor deklaroi se arritja e një marrëveshje finale, do të ishte me rëndësi të madhe për Ballkanin dhe Evropën.

“Nëse arrihet një marrëveshje, rajoni ka të ardhme ntë ndritur. Është e vështirë, por shoh motiv te dy presidentët”, deklaroi ai.

Ndryhse Thaçi dhe Vuçiq dialogun do ta vazhdojnë më 7 shtator në Bruksel. /Lajmi.net/