Presidenti i Atletico Madridit tregon nëse Griezmann do të transferohet te Barcelona

Enrique Cerezo beson se Antoine Griezmann do të mbetet edhe për një kohë të gjatë në Atletico Madrid.

Sport

16/11/2017 11:14

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo nuk beson se Antoine Griezmann do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi francez ka zgjuar interesim nga Barcelona.

Por, Cerezo beson se Griezmann do të mbetet edhe për një kohë të gjatë në Atletico Madrid.

“Griezmann është futbollist i Atleitco Madridit dhe besoj se do të jetë edhe për shumë kohë”, deklaroi Cerezo për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

“Ju e dini se unë nuk gënjej”, u shpreh kreu i klubit madrilen. /Lajmi.net/