Presidenti i Atletico Madrid i përgjigjet Cristiano Ronaldos

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Atletico Madrid dhe Juventus solli shumë ngjarje të çuditshme, sikur gjesti i Diego Simeone, apo edhe reagimet e Cristiano Ronaldos.

Sport

21/02/2019 15:49

Atletico Mardid triumfoi me rezultatin 2:0 në ndeshjen e luajtur në ‘Wanda Metropolitano’ gjë që duket se e kishte nervozuar shumë.

Pas ndeshjes portugezi kishte treguar pesë gishtat, duke thënë se ai ka fituar pesë trofe evropian.

Por, presidenti i madrilenëve ka një kundërpërgjigje për ish lojtarin e Real Madrid.

“Të jemi të qartë se Cristiano Ronaldo nuk ka fituar pesë liga të kampionëve, por vetëm tri. Dy të tjerat kundër Atletico, ai nuk i fitoi ato” ka thënë Cerezo, transmeton lajmi.net.

“Kush i fitoi ato dy finale? Do ua them në intervistat e ardhshme” ka thënë ndër të tjerash presidenti i Atletico.

Juventus do të ketë edhe një ndeshje në dispozicion për të përmbysur diferencën e dy golave, gjë që do të jetë shumë e vështirë, duke pasur parasysh stilin e lojës së Atleticos. /Lajmi.net/