Presidenti gjerman: Kurrë nuk do të përulemi para terrorit

Gauck tha se autorët e sulmeve terroriste mbrëmjen e së premtes në Paris, të cilat i përshkroi si fillimin e “një lloji të ri të luftës”, sulmojnë shoqëritë e hapura në mbarë botën

Bota

15/11/2015 18:04

Duke folur në përkujtimin e viktimave të luftës dhe dhunës, presidentit gjerman Joachim Gauck bëri thirrje për të shprehur solidaritetin me popullin e Francës dhe përkujtimin e viktimave të sulmeve të fundit terroriste në Paris.

Gauck tha se autorët e sulmeve terroriste mbrëmjen e së premtes në Paris, të cilat i përshkroi si fillimin e “një lloji të ri të luftës”, sulmojnë shoqëritë e hapura në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai shtoi se ata që janë përgjegjës për vrasjet dhe ata që e mbështesin atë duhet të dinë se “ne do të përulim kokat para viktimave, por kurrë nuk do të përulemi para terrorit.