Presidenti gëlltit një insekt të vogël gjatë intervistës me gazetarë (Video)

Presidenti i Kosta Rikës, Luis Guillermo Solis Rivera gjeti një mënyrë tepër interesante për të dalë nga situata me gazetarët pasi gëlltiti padashur një insekt të vogël në një intervistë në natyrë.

Fun

21/06/2017 02:39

“Proteine e pastër”, ishte batuta e tij. Presidenti nisi të bënte shaka e të qeshte me gazetarët duke u thënë se videoja do t’i dërgohej CNN-it dhe se ushqimi i pazakontë do ta kthente në subjekt të lajmeve ndërkombëtare.

Videoja e filmuar dhe shpërndarë nga kompania kostarikane e lajmeve “PZ Actual”, është klikuar 230 000 herë. Se çfarë ishte ai insekt, këtë Solis Rivera e konfirmoi vetë: “E hëngra grerëzën, u shpreh ai”!!

Incidenti ndodhi gjatë turit të presidentit në pjesën jugore të vendit, në ditën kur duhet të inauguronte një fabrikë asfalti. Komentet nëpër rrjetet sociale nuk kanë munguar e më i bujshmi prej tyre thoshte: “konsiderojeni të kapërcyer atë që mund te jetë njërën prej frikave tona më të mëdha. Mos u shqetësoni po e gjetët veten duke gëlltitur ndonjë grerëz. Mendojeni thjesht si suplement në dietën tuaj; S’do keni më nevojë të hani darkë”. /Lajmi.net/