Presidenti i FIFA-së i përfshirë në skandalin e ‘Panama Papers’

Gianni Infantino është pjesë e skandalit financiar në Panama.

Sport

05/04/2016 20:45

Presidenti i ri i FIFA’s, Gianni Infantino është duke u akuzuar se ka të bëjë edhe ai me skandalin e fundit të Panama Papers, transmeton Express nga BBC.

Infantino kishte nënshkruar një kontratë me dy persona Hugo and Mariano Jinkis për shitjen e të drejtave televizive të Ligës së Kampionëve, e cila menjëherë është shitur për trefishin e kësaj shume.

Kontrata ishte nënshkruar në vitin 2006, kur infantino ishte Drejtor i UEFA’s.

Megjithatë, UEFA mohon se Infantino ka të bëjë me këtë çështje, pasi insistojnë se ata kurrë nuk kanë nënshkruar kontratë me personat e përmendur.