Presidenti e komenton vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke e komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetues për pagat e kabinetit qeveritar të cilat qeveria Haradinaj mori vendim për rritje, tha se ai njihet si person që ka bërë rritje të pagave për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Lajme

28/06/2018 18:08

Thekson se ai asnjëherë nuk ia ka rritur rrogën vetes por e ka pasur ashtu edhe qysh e ka gjet.

Thaçi tha se sa i përket vendimit të Ramush Haradinajt, kjo është punë e kryeministrit derisa tha se çështja e pagave do të rregullohet edhe më ligjin për paga.