Presidenti e dekoron Rita Orën Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar këngëtaren kosovare me famë botërore, Rita Orën, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

ShowBiz

18/02/2018 09:40

Thaçi ka shkruar në Facebook se Ora ka qenë imazhi i Kosovës kudo në botë.

“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/