Presidenti del vetë në shesh, takohet me qytetarë (Foto)

Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi është parë i vetëm në sheshin “Nëna Terezë”.

Lajme

29/02/2016 12:22

Gjatë ecjes së tij nëpër shesh, Thaçi është parë duke u ndalur për të folur me kalimtarët e rastit, me disa prej të cilëve ka bërë edhe selfie.

I liruar prej të gjitha pozitave politike dhe qeveritare, deri në marrjen e mandatit të ri, Thaçi këto ditë më shumë ka qëndruar me familjen e tij në Burojë, duke pritur dhe përcjellë qytetarë, si dhe duke i vizituar familjet e dëshmorëve. /Telegrafi/
h1

h2

h3

h4