Presidenti dekoron me medalje veprimtarin Idriz Rrecaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, veprimtarin Idriz Rrecaj.

Lajme

21/06/2018 12:02

Thaçi ka thënë se Recaj në vitet e nëntëdhjeta dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj. Në vitet e nëntëdhjeta, Idriz Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë. Ai kishte vizion, maturi dhe guxim për t’u ballafaquar me problemet e kohës. Si veprimtar politik, Idriz Rrecaj ishte unifikues dhe simbol i shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/