Presidenti beson se do bëhen përmirësimet e nevojshme në listat e veteranëve 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se duhet dhënë mbështetje sistemit të drejtësisë sa i përket listave të veteranëve.

Lajme

18/09/2018 12:04

Thaçi beson që do të bëhen përmirësimet e nevojshme, raporton lajmi.net.

“Askush nuk ka të drejtë t’i etiketojë ushtarët e UÇK-së dhe askush nuk ka të drejtë ta marrë primatin e ushtarit pa qenë i tillë”.

Sipas presidenti, ky nuk do të jetë një proces i lehtë.

“Ky nuk do të jetë një proces i lehtë. Duhet të punohet me moral dhe etikë, nuk është që vetëm Kosovën e përcjell një temë e tillë”, ka thënë Thaçi./Lajmi.net/