Presidenti: Bahri Fazliu punoi me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë

 Presidenti Thaçi ka kujtuar heroit Bahri Fazliu në 20 vjetorin e rënies së tij

Lajme

07/05/2018 16:13

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se Bahri Fazliu ishte i guximshëm dhe përherë punonte me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu, i cili ishte veprimtar i kamotshëm i Lëvizjes Popullore. Bahriu ishte i guximshëm dhe përherë punonte me vullnet të palëkundur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sakrifica e heronjve do të jetë gjithmonë burim frymëzimi për brezat e rinj, në çdo hap të zhvillimit të shtetit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.