Presidenca e mohon që Thaçi ishte sot në Llaushë

  Portali Magazina.al ka njoftuar se familja Geci e Llaushës e ka penguar sot Presidentin Hashim Thaçi që të kryejë një vizitë në një shkollë të këtij fshati. Por, në Presidencë e kanë mohuar se Presidenti i vendit ka qenë atje. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka planifikuar që në kuadër të vizitave nëpër shkollat…

Lajme

26/05/2017 16:19

 

Portali Magazina.al ka njoftuar se familja Geci e Llaushës e ka penguar sot Presidentin Hashim Thaçi që të kryejë një vizitë në një shkollë të këtij fshati. Por, në Presidencë e kanë mohuar se Presidenti i vendit ka qenë atje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka planifikuar që në kuadër të vizitave nëpër shkollat e Kosovës, ta bëjë një ndalesë edhe në fshatin Llaushë.

Por, vizita e tij bërë shkollës që mban emrin e mësuesit dëshmor “Halit Geci” është penguar.

Magazina.al merr vesh se familjarë të ish-deputetit Gani Geci, kanë penguar aktivitetin e presidentit, për çka eskorta e tij nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën për Turiqefc.

Ky portal njofton se plani për ta penguar vizitën e Thaçit në shkollën fillore të Llaushës së Skenderaj, është bërë qysh mbrëmë.

Vëllezërit Geci, sipas burimeve, nuk kishin planifikuar ta pengonin por thjesht kishin dashur që të jenë pjesë e kësaj ngjarje, madje duke dashur të mbanin edhe fjalim.

Meqë ajo nuk u është lejuar është krijuar një situatë në shkollë ku ka sjellë shqetësim edhe tek nxënësit. Për një moment ata janë mbyllur brenda objektit të shkollë.

Prindërit kanë raportuar se fëmijët e tyre janë kthyer në shtëpi të trishtuar nga skenat që kanë parë. Ndërkohë të kontaktuar nga stafi i Presidencës kanë mohuar të kenë qenë në Llaushë.

Ata madje nuk kanë qenë të njoftuar se diçka e tillë ka ndodhur në shkollën “Halit Geci”.