Preshevari në dizajnim të revistës së Cristiano Ronaldos

Lojtari më i mirë në botë, sulmuesi i Real Madridit ka lansuar një revistë digjitale “eMagazine” për fansat e tij. Në numrin e parë të kësaj reviste digjitale e cila është publikuar këtë javë, do të ketë intervistë ekskluzive për Sir Alex Ferguson, ish trajnerin e Manchester United, fotografi ekskluzive nga gala mbrëmja e ndarjes…

Sport

03/03/2014 12:30

Lojtari më i mirë në botë, sulmuesi i Real Madridit ka lansuar një revistë digjitale “eMagazine” për fansat e tij.

Në numrin e parë të kësaj reviste digjitale e cila është publikuar këtë javë, do të ketë intervistë ekskluzive për Sir Alex Ferguson, ish trajnerin e Manchester United, fotografi ekskluzive nga gala mbrëmja e ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”, fotografi nga ditëlindja e Ronaldos edhe shumë surpriza të tjera.

Për ta krijuar këtë aplikacion, i cili mund të përdoret edhe në telefonat e mençur me iOs dhe android si dhe tablet, pjesë e këtij projekti ka qenë edhe preshevari Genc Hasani.

Genci, në një bisedë me presheva.com, ka thënë se ai ka qenë pjesë e këtij projekti, duke punuar në interakivitet, në teknologjinë më të re që tashmë po përdoret kohën e fundit për magazinat online.

“Ka qenë një përvojë e veçant dhe e re për mua, që të punoj në një ekip të madh dhe shumë të mirë. Ronaldo këtë e ka krijuar për fansat e tij, që në njëfar mënyre të jetë edhe më i afërt me ta. Ai së shpejti do ta prezantojë edhe aplikacionin për telefona mobil, pjesë e së cilës jam edhe unë”, ka thënë Genci për presheva.com. Përndryshe, i tërë projekti është kryer nga kompania zviceran “Go Group”.