Premtimi i Ujkanit: Do t’ju bëjmë krenar

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar për humbjen e 1:2 nga Islanda.

Sport

25/03/2017 19:08

Ai ka thënë se humbja e bën edhe më të fortë Kosovën, duke thënë se si ekip po rriten pa u vënë re, duke i krahasuar me rritjen që bëjnë fëmijët.

“Te gjithë thonë: “Humbja të bën më të fortë”! Ne jemi duke kërkuar fitoren lojë pas loje. Po rritemi, pa u vënë re, si fëmijët që befas një ditë i sheh sa të mëdhenj janë bërë”, nis shkrimi i kapitenit.

“Do të vijë shpejtë koha të nxjerrim jashtë atë që kemi brenda në shpirt . Në humbje a në fitore, unë jam krenar me shokët e mi. Ne jemi drejt një rruge më të bashkuar se kurrë, për një qëllim të vetëm “Të rritemi, dhe të ju bëjmë krenarë” #unëbiriytKosovë”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6