Premtimi i Sarrit për tifozët e Chelseat

Maurizio Sarri ka dhënë një premtim për tifozët e Chelseat.

Sport

14/07/2018 11:38

Maurizio Sarri është i lumtur pas angazhimit në postin e menaxherit te Chelsea.

Trajneri italian ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Stamford Bridge dhe bëri një premtim për tifozët e ekipit të rij të ri.

“Është një periudhe e re në karrierën time, mezi pres të filloj të punoj dhe t’i takoj futbollistët të hënën para nisjes për në Australi ku do të kem mundësi t’i njoh më mirë”, u shpreh Sarri, përcjell “lajmi.net”.

“Shpresoj të ofroj futboll të bukur për tifozët dhe të luftojmë për tituj që i meriton ky klub”, theksoi ai. /Lajmi.net/