Premtimi i Hierros për ekipin e Spanjës në “Botërorin 2018” – Lajmi.net
Premtimi i Hierros për ekipin e Spanjës në “Botërorin 2018”
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 7:17, 14 June 2018
Fernando Hierro është optimist për sukses në postin e selektorit të Spanjës.

“Kemi ardhur në Rusi për të zhvilluar një Botëror të madh dhe objektivi nuk ndryshon pavarsisht gjithçkaje”, ishin këto fjalët e para të Fernando Hierros, ish mbrojtësit legjendar të Realit të Madridit si trajneri i ri i Spanjës.

Hierro i ka idetë e qarta dhe në konferencën e parë për shtyp si numri 1 i stolit të La Rojas përcjell siguri, eksperiencë dhe gjallëri. 50-vjeçari nuk ka patur asnjë dyshim kur është thëritur në detyrë nga presidenti i federatës spanjolle Rubiales duke mos u menduar 2 herë.

“ Bëhet fjalë për një mundësi unike të cilën e pranoj me forcë dhe dëshirë. Spanjollëve u them të kenë besim sepse grupi i futbollistëve është shumë cilësor dhe i ka idetë të qarta. A do të ketë ndryshime në formacion? Asnjë sepse nuk ka kohë dhe mbi të gjitha në këto 2 vite është punuar shumë mirë. Nuk ka asgjë për të korigjuar”.

Hierro u emërua trajner vetëm për Botërorin dhe për momentin ai nuk mendon aspak për të ardhmen pasi dëshiron ti gëzohet të tashmes.

“ Unë jam i përqëndruar vetëm tek Portugalia, më pas vëmendja ime do të shkojë te Irani dhe Maroku. Nuk është momenti për të menduar për gjëra të tjera nëse do të jem trajneri i Spanjës edhe pas Botërorit apo jo. Kam qenë trajner pas kam bërë sërish rolin e drejtorit sportiv dhe tashmë jam sërish trajner. Në qëndër të të gjitha gjithsesi është topi i futbollit”.

Këtë të enjte Hierros do ti bashkohen dy persona që kanë qenë bashkëpuntorë të tij tek skuadra e Real Oviedos, pasi dy nga bashkëpuntorët e Lopeteguit janë larguar sëbashku me ish trajnerin drejt Madridit për ta ndjekur atë në aventurën e tij të re në krye të Los Blancos.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO