‘Premtimet’, veprimi i Morenës që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Është njëra nga femrat më të komentuara në showbizzin shqiptar.

ShowBiz

01/12/2018 23:19

Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku përflitet vazhdimisht në mediat rozë për veprimet që bën, shkruan lajmi.net.

Ajo që është diskutuar së fundmi rreth saj nuk ka dyshim se ishte lidhja dhe ndarja me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani.

E me këtë veprimin e fundit kur ngre gishtin e mesit në mbishkrimin e imazhit “PREMTIMET”, Taraku befasoi të gjithë.

Nuk dihet nëse ky gjesti i këngëtares shqiptare ka të bëjë me ish të dashurin e saj?

Nga ana tjetër, Morena aktualisht është duke jetuar në Turqi për shkak të disa projekteve që pritet t’i realizojë. /Lajmi.net/