Premtimet që kryetarët nuk i realizuan kurrë

Ramiz Lladrovci ka pothuajse një vit që është zgjedhur kryetar i Komunës së Drenasit. E gjatë kësaj përiudhe qeverisëse, siq duket Lladrovci po e ka problem ta zbatojë në praktikë formulën që “zbuloi”, se “forca e bën fuqinë”.

Lajme

23/09/2017 11:13

Nga gjithsej 20 premtime që kishte dhënë Lladrovci gjatë fushatës, vetëm një ka arritur ta realizojë, e për 16 premtimet e tjera duket se as që po e qan kokën, shkruan Gazeta Fjala.

Të parit të Drenasit nuk i mjaftuan as 13 milionë eurot që ia premtoi kreu i partisë së tij, Kadri Veseli.

“Me kryetarin Lladrovci do të kemi 13 milionë euro investime në ketë komunë”, kishte deklaruar i pari i PDK-së, Kadri Veseli, ditën e parë të fushtes për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Me këtë shpresë Ramiz Lladrovci, vazhdoi tu tregojë bashkëvendëseve se çfarë projekte do të realizohen gjatë mandatit të tij si kryetar, e që shumica e tyre kanë mbetur vetëm në letër.

E në gjendje më të mirë se Lladrovci për nga realizimi i premtimeve nuk qëndron as kreu i Junikut, Agron Kuqi.

Kuqi prej 24 premtimeve i ka realizuar 12 prej tyre, por tetë të tjera as që i ka filluar.

548 premtime, as gjysma të realizuara

Gjatë fushatës zgjedhore, partitë politike në zgjedhjet e kaluara, kishin bërë gjithsejtë 548 premtime. Por, nga ana tjetër nuk janë realizuar as edhe gjysma e tyre.

Ndërkaq, janë 66 projekte që nuk kanë filluar fare të realizohen.

Kështu ka gjetur hulumtimi i Institutit GAP, lidhur me atë se sa i kanë realizuar kryetarët  premtimet e bëra.

E në bazë të këtij hulumtimi ndër kryetarët që nuk i kanë përmbushur premtimet është edhe Muharrem Svarqa i Feriajt.

Gjatë fushatës kishtë folur kogja fjalë të mëdha, e me bindjen se të gjitha do t’i realizonte gjatë këtij mandati. Mirëpo lërë më që nuk i ka realizuar, por dy projekte janë harruar fare.

Svarqa nga 17 premtimet që kishte dhënë ka arritur të realizojë 10 prej tyre, e të mbeturat ai mendon t’i vazhdojë me bindjen se do të jetë kryetar i Ferizajt edhe për këtë mandat.

E kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk ka arritur të realizojë as gjysmën e  premtimeve që kishte dhënë gjatë fushatës. Prej 17 projekteve që e kishte në plan ti realizonte, shtatë i ka përfunduar, por edhe në Komunën e Bahtirit janë dy projekte që nuk kanë filluar fare të funksionalizohen.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti nga 30 premtime që kishte dhënë ka realizuar 20 prej tyre, por me shpresën se do të udhëheqë me kryeqytetin edhe për katër vite ai ka premtuar se do t’i përfundojë edhe 15 projektet që janë lënë në gjysmë.

Mimoza Kusari-Lila realizoi vetëm tetë nga 32 premtimet e dhëna për Gjakovën

Në Komunën e Poudjevës kanë arritur të realizohen 9 projekte , prej 15 sa kishte premtuar gjatë fushatës, kreu i kësaj komune, Agim Veliu.

Edhe Veliu, pretendon që të jetë kryetar edhe për katër vite, ku ka premtuar se do të realizohen  gjashtë projektet e mbetura gjysmë në mandatin e kaluar.

Kryetarja e Gjakovës, MimozaKusari-Lila, gjatë fushatës kishte dhënë më së shumti premtime, mirëpo nuk janë realizuar gogja do.

Gjatë fushatës Kusari-Lila kishte dhënë 32 premtime, prej të cilave vetëm tetë janë realizuar, e një projekt ende as që ka filluar të realizohet.

Lutfi Haziri i Gjilanit, kishte dhënë 22 premtime. Nga këto premtime, Haziri ka arritur të realizojë 12 e një premtim ende është vetëm ë letër, pasi që as nuk ka filluar.

Edhe kryetari i Klinës, Sokol Bashota gjatë fushatës kishte dhënë numër të madh premtimesh. Por, nuk  ka mundur t’i realizojë të gjitha.

Prej 23 premtimeve, Bashota i ka realizuar 13 e tri as që i ka filluar.

Numër të njejtë premtimesh sikur Bashota, kishte dhënë edhe Gazmend Muhaxxhiri i Pejës, e edhe numri që i ka realizuar ngjason me atë të Bashotës.

Muhaxhiri nga 23 premtimet e bëra, ka realizuar vetëm 10, e tri nuk i ka filluar.

E kryetari  më i varfër , Refki Suma kishte dhënë 15 premtime. Suma ka arritu të realizojë tetë prej tyre dhe nuk ka ansje premtim që nuk ka filluar.

Shtatë projektet e lëna në gjysmë ai planfikon t’i realizojë në mandatin e ardhshëm.

Keqpërdorimi me pushtetin nëpër komuna       

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetorë janë gjithshej 38 kandidatë për kryekomunarë. Ndërsa mbi 7 mijë qytetarët kanë kandiduar për t’i zënë 1 mijë e 2 ulëse që janë të dedikuara për asambleistë.

E numrin e madh të komunave, hulumtuesi në Institutin GAP, Agron Demi e sheh si mundësi për të keqpërdorë me pushtetin.

Në disa nga komunat e krijuara, kryetari ka më shumë të hyra se sa vetë komuna. Shembull për këtë sipas tij është Komuna e Parteshit.

Në këtë komunë të hyrat nga tatimi në pronë janë 11 mijë euro, e paga vjetore e kryetarit e tejkalon këtë shumë, duke kapur shifrën prej 14 mijë eurosh.

E në të tjera komuna, më shumë shpenzojnë për karburante për vetura, sesa për mirëmbajtjen e shkollave e qendrave mjekësore.

“Komuna e Klinës ka shpenzuar 89 mijë euro për karburant të automjeteve, kurse 70 mijë euro në mirëmbajtjen e krejt shkollave, krejt qendrave mjekësore dhe krejt ndërtesat tjera publike”.

Demi ka bërë të ditur se ka komuna ku ku buxheti për investime kapitale është më i vogël se sa pagat e ekzekutivit të komunës. Buxheti për investime kapitale në Komunën e Kamenicës është 124 mijë euro, aq sa janë pagat vjetore të kryetarit, nënkryetarit dhe drejtorëve./Gazeta Fjala/.