Premierliga si Superliga e Kosovës

Në Superligën e Kosovës në futboll, janë të shpeshta rastet kur tifozët hedhin gjësende të ndryshme në fushë, në raste të caktuara duke qëlluar futbollistë e gjyqtarë. Një rast i tillë, por shumë i rrallë për këtë nivel të garave, ndodhi në duelin mes Aston Villas dhe Tottenham Hotspur në Premierligë, ku një asistent u…

Sport

20/10/2013 18:48

Në Superligën e Kosovës në futboll, janë të shpeshta rastet kur tifozët hedhin gjësende të ndryshme në fushë, në raste të caktuara duke qëlluar futbollistë e gjyqtarë.

Një rast i tillë, por shumë i rrallë për këtë nivel të garave, ndodhi në duelin mes Aston Villas dhe Tottenham Hotspur në Premierligë, ku një asistent u qëllua nga një fishekzjarrë e hedhur nga sektori i tifozëve mysafir në stadiumin ‘Villa Park’.

David Bryan ishte duke vrapuar anash vijës, para tifozëve të Tottenhamit në tribunën Doug Ellis, por u qëllua prapa shpinës me një ‘bombë të tymit’ të hedhur pasi Andros Townsend i kaloi mysafirët në epërsi në pjesën e parë. Vazhdimi pas golit në minutën e 31-të u vonua pas incidentit por Bryan, i cili dukej se u qëllua prapa qafës, ishte në gjendje të vazhdonte takimin.

Federata Anglese e Futbollit dhe Premierliga, kanë dhënë paralajmërime kundër përdorimit të fishekzjarrëve dhe do ta hetojnë rastin.

Incidentin është xhiruar nga kamerat e televizioneve. Një tifoz u përcoll jashtë stadiumit nga policia dhe kujdestarët, menjëherë pas incidentit. Tottenham e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0.