Premierliga sapo e humbi dribluesin më të mirë që disa sezone

Moussa Dembele e ka kompletuar transferimin e tij te Guangzhou R&F.

Sport

17/01/2019 10:29

Moussa Dembele u largua nga Tottenham, duke kaluar te skuadra kineze, Guangzhou R&F.

Mesfushori belg ishte një lojtar kyç për Spurs, mirëpo ai u largua për 15 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Por, duke u bazuar në statistika, Premierliga e ka humbur një lojtar shumë të rëndësishëm dhe që kishte impakt të madh në çdo ndeshje për Tottenhamin.

Dembele ishte mesfushori më i mirë driblues në Angli, ku ka bërë 506 driblime, 394 të realizuar, me një përqindje prej 77.9. /Lajmi.net/