Premierliga me befasi të madhe nga sezoni 2019/20

Premierliga do të pësoj një ndryshim të madh në sezonin e ri.

Sport

15/11/2018 16:05

Klubet nga Premierliga janë pajtuar në parim që nga sezonin 2019/2020, të futet VAR-i.

Skuadra angleze ishte në kundërshtim që teknologjia të futet në futboll, mirëpo rastet kontroverse në referim, janë duke bërë që të ndodh e pashmangshmja, përcjell “lajmi.net”.

Video asistenti i gjyqtarëve (VAR), do të inkuadrohet në Premierligë nga sezoni i ri, pasi javë më parë ai u testua në disa ndeshje të Championshipit dhe të Kupës së Anglisë.

Kështu, Premierliga do të futet në listën e skuadrave evropiane që e implementojnë VAR-in. /Lajmi.net/