Premierliga “arrë e fortë” për Guardiolan, turpërohet edhe nga Evertoni (VIDEO)

Evertoni i ka dhënë leksion Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Sport

15/01/2017 16:23

Në kuadër të xhiros së 21-të të Premierligës, Evertoni në shtëpi ka mposhtur 4:0 Manchester Cityn, për t’ia shkaktuar humbjen e pestë këtë edicion.

Lukaku me një gol në pjesën e parë, Mirallas, Davies dhe Lookman me nga një tjetër gol në pjesën e dytë, shënuan për fitoren e Evertonit.

Pas kësaj fitore, Evertoni me 33 pikë renditet në vendin e shtatë, ndërsa City me 42 pikë në vendin e pestë.


Romelu Lukaku Second Goal HD – Everton 3-0… by Zidane-k


Tom Davies Goal HD – Everton 3-0 Manchester… by ak-productions

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6