PREMIERË: “Take A Shot” publikohet nga Capital T dhe Granit Dërguti

Ka kohë prej kur është paralajmëruar një duet mes Capital T dhe Granit Dërgutit.

ShowBiz

13/05/2018 13:20

Kënga me titull “Take A Shot” sapo është publikuar në kanalin YouTube dhe vjen e shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Ky projekt premton të jetë hit i verës ngase përmban plot ritëm, kurse tekstin e këngës e kishin shkruar vet këngëtarët.

Duetet mes këtyre reperëve tashmë janë bërë të shpeshta ngase dyshja kanë edhe dy këngë tjera së bashku.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Take A Shot” nga Capital T  dhe Granit Dërguti. /Lajmi.net/

YouTube player