Premierë: Publikohet ‘Pasha jetën’ duet nga Capital T dhe Majk

Pas shumë pritjesh, dy reperët më të suksesshëm në vend, Capital T dhe Majk sapo e kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët muzikor.

ShowBiz

01/03/2018 14:45

‘Pasha jetën’ mban titullin kënga e re e cila është e shoqëruar edhe me videoklip të realizuar nga Imagine Films shkruan lajmi.net

Ky projekt muzikor është punuar nga Elena Kelmendi dhe Capital T ndërsa për tekstin gjithashtu është kujdesur vetë ai bashkë me Majkin ndërsa për muzikën është kujdesur Cricket.

Dueti në fjalë është paralajmëruar shumë më herët dhe dëshira e fansave të dy reperëve sapo u plotësua dhe kënga ka filluar menjëherë të dëgjohet dhe shpërndahet nëpër rrjete sociale./Lajmi.net/

YouTube player