Premierë: Greta dhe Gena vijnë me “Si më parë”

Ka kohë që kishin paralajmëruar duetin e tyre.

ShowBiz

20/05/2018 15:11

Dyshja, Greta Koci dhe Gena sapo kanë publikuar këngën me titull “Si më parë”, shkruan lajmi.net.

Këtij projekti, ata ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, ndërsa i këndojnë dashurisë me këngën përplot ritme verore.

Kënga “Si më parë” është punuar nga “United Records”, ndërsa si Greta ashtu edhe Gena duken shumë elegantë në videoklipin e këngës.

Më poshtë mund ta ndiqni “Si më parë” nga Greta Koci dhe Gena. /Lajmi.net/

YouTube player