PREMIERË: Enca publikon këngën “Dua” në këto platforma

Ka muaj të tërë prej kur Enca Haxhia ka paralajmëruar një këngë të re.

ShowBiz

23/03/2018 13:18

Bëhet fjalë për projektin “Dua”, pritjes së lansimit të të cilit tashmë i erdhi fundi, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga është publikuar në platformat: Spotify, Deezer, Google Play dhe Napster.

Ndërsa, ka njoftuar se sonte do të publikohet edhe në kanalin YouTube, ku vjen e shoqëruar me videoklip. /Lajmi.net/

https://lnk.to/Enca_DUA