PREMIERË: Dhurata Dora sjell plot ritëm me “Jake Jake”

Dhurata Dora është në mesin e artistëve që kishte paralajmëruar një këngë të re këto ditë.

ShowBiz

30/06/2018 17:15

Ky projekt sapo është publikuar në kanalin YouTube dhe mban titullin “Jake Jake”, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë është me plot ritme verore, ndërsa Dhurata ia ka shoqëruar edhe videoklipin, ku vjen e veçantë si çdo herë.

Tekstin e ka shkruar ajo bashkë me Gent Fatalin, ndërsa producent është Cekic Beatz “Volt Media”.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Jake Jake”, kënga më e re nga Dhurata Dora. /Lajmi.net/

YouTube player