Premiera: Mercedes Coupe klasa E për vitin 2017

Prodhuesi gjerman ka publikuar detajet teknike dhe fotografitë e gjeneratës së re Coupe të klasës E.

Auto & Tek

15/12/2016 18:39

Modeli i ri është më i madh dhe më me stil se paraardhësi i tij dhe dizajni i tij pasqyron estetikën aktuale të modelit Coupe të klasës C dhe S, kështu që këto tri makina do të jetë vështirë për t’i dalluar, nëse i shihni në rrugë.

Përveç madhësisë së karoserisë, dallimet janë në detaje, prandaj klasa E Coupe, për shembull, ka tri anësore të segmenteve me xham, ndërsa dy Coupe të tjera kanë vetëm dy.

mecoupe1_1481811226-5550470

Kur është fjala për dizajnin e brendshëm, klasa E Coupe mbështetet kryesisht në brendësi të versioneve limuzinë. Në vend të instrumenteve klasike që kishin versionet e mëparshme, tash është një ekran 12.3 inç, të cilët i kemi parë tashmë në modelet e gjeneratës së fundit të Mercedes.

Me anën e djathtë, në pjesën qendrore të pultit, ka një sistem monitori multimedial të së njëjtës madhësi.

Me një gjatësi prej 4,826 mm, modeli i ri është më i gjatë për 123 mm se shumë brezi i mëparshëm i klasës E Coupe, ndërsa gjerësia e makinës është rritur me 74 mm dhe tani është 1.860 mm. Më e madhe është edhe lartësia (1,430 mm) dhe atë për 32 mm.

Fillimisht, klientët do të kenë në dispozicion 4 versione – tre me benzinë dhe një me motor diesel. Modeli bazë më benzinë, Mercedes E200, është me motor 2.0 litërsh me katër cilindra që zhvillon 184 KF (135 kW) dhe 300 Nm moment rrotullues.

Modeli E300 ka motor me benzinë me vëllim të njëjtë, por me fuqi 245 KF (180 kW) dhe 370 Nm, ndërsa në maje të listës është Mercedes E400 4Matic e me një motor 3.0-litra V6 bi-turbo që ka 333 KF (245 kW), ndërsa momentin rrotullues maksimal 480 Nm./Express/