Premiera e Kryeministrit Rama

Edi Rama ka arritur në Prishtinë dhe është pritur me nderime të larta shtetërore. Kështu, ai pikturoi tablonë e tij të parë si Kryeministër i Shqipërisë. Në një mesazh të tij, përmendi emocionet e posaçme dhe përgjegjësinë e fjalës.

Lajme

13/09/2013 12:01

Kryeministri i ri Shqiptar, Edi Rama, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare. Ai është pritur në Prishtinë me nderimet më të larta shtetërore.

Kështu, ai pikturoi tablonë e tij të parë si Kryeministër.

Për nder të tij, nga Kryeministri Hashim Thaçi është organizuar një ceremoni e veçantë, në të cilën Kryeministri Rama është nderuar nga Garda e Forcave Mbrojtëse të Kosovës.

Kjo është vizita e parë e Ramës prej se është dekretuar Kryeministër i Shqipërisë. Ka zgjedhur Kosovën, për çka ka thënë se ndihet i emocionuar.

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si Kryeministër – me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, ka shkruar Rama në Facebook.