Premier Liga: 7 lojtarët më të saktë nga penalltia

Mediat angleze kanë publikuar një listë me emrat e shtatë lojtarëve që kanë saktësinë më të madhe nga goditjet nga penalltia në historinë e Premier Ligës.

Sport

06/10/2014 19:25

Lista e lojtarëve  më të saktë nga goditjet e penalltive në historinë e Premier Ligës është publikuar nga mediat angleze.

Siç e shihni edhe vet, lista fillon me anësorin e Chelseas, Eden Hazard i cili deri tani ka goditur shtatë herë nga pika e bardhë dhe në të gjitha këto raste ka arritur ta fusë topin në rrjetë.

Në vendin e parë është legjenda e Southamptonit, Matt Le Tissier i cili ka arritur të shënojë 25 nga 26 penallti në karrierën e tij si futbollist profesional.

 

Lista:

7- Eden Hazard: 7/7 penallti (100% i saktë)

6- Dimitar Berbatov: 9/9 penallti (100% i saktë)

5- Leighton Baines: 14/15 penallti (93.3% i saktë)

4- Julian Dicks: 15/16 penallti (83.8% i saktë)

3- James Beattie: 16/17 penallti (94.1% i saktë)

2- Danny Murphy: 18/19 penallti (94.7% i saktë)

1- Matt Le Tissier: 25/26 penallti (96.2% i saktë)