Premier League: 33 raste të reja me Covid-19

Premier League ka zbuluar rezultatet e reja për Covid-19.

Sport

17/01/2022 18:15

Kampionati elitar i futbollit anglez, Premier League, ka bërë testimet e reja për lojtarët, duke konfirmuar tashmë 33 raste të reja me Covid-19, transmeton lajmi.net.

Nga 13,625 testime të bëra, mes lojtarësh dhe anëtarësh të klubeve, mes 10 dhe 16 janarait, kanë dalë 33 raste pozitive.

“Kjo është java e tretë radhazi që numri i lojtarëve pozitiv shënon rënie, dhe numri më i vogël i rasteve pozitive që nga 5 dhjetori”, thotë PL.

Disa ndeshje janë anuluar së fundmi në Premier League, si pasojë e Covid-19. Duket se situata është në përmirësim e sipër./ Lajmi.net/