Premia e Spanjës

Secili futbollist i Spanjës do të përfitoje nga 720 mijë euro, në rast të triumfit në Kampionatin botëror në Brazil. Ata do të shpërblehen mirë edhe në rast se mposhten në finale, ose ndalen në gjysmëfinale.

Sport

04/06/2014 17:00

Futbollistët e Konmbëtares spanjolle do të shpërblehen mirë në rast të triumfit në Kampionatin botor në Brazil.

Në rast të mbrojtjes së titullit, secili prej anëtarëve të ekipit të selektorit Vicente del Bosque do të shpërblehehet me nga 720 mijë euro.

Spanja hyn në garë si kampione në fuqi dhe një prej favoritëve për titull të kampionit. Mirëpo, ata nuk do të kalojnë keq as me pozitën e dytë që do t’u sjellë 360 mijë euro secili.

Ndërsa, gjysmëfinalja shpërblehet me 180 mijë euro. Edhe pse do të konsiderohej si dështim, përfundimi në çerekfinale do të shpërblehet me 120 mijë euro.

Triumfi në Botërorin 2014 paraqet rritje nga premia që ishte ofruar për suksesin në Afrikën e Jugut. Aso kohe, futbollistët e Spanjës përfituan 600 mijë euro secili, për titullin e fituar pas fitores ndaj Holandës.