Prekëse! Vargjet lamtumirëse të Çun Lajçit për bijën

Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se vajza e aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi ka ndërruar jetë.

ShowBiz

20/11/2017 10:45

Lajmin e kishte konfirmuar edhe policia, duke bërë të ditur se Bubulina është gjetur e vdekur në lagjen “Dardania”, shkruan lajmi.net.

Dyshimet e para janë që shkaktar i vdekjes së Bubulinës është mbidoza, por asgjë nuk është konkrete.

Padyshim, që lajmi për ndarjen nga jeta të Bubulinës 35 vjeçe më së shumti i ka lënduar familjarët e saj.

Çun Lajçi i ka dedikuar disa vargje prekëse vajzës, me të cilat i thotë lamtumirën e fundit:

“Ikja e Bubës

Kjo asht dita jote Bubë,
e ikjës,
dhe s’dua të ta prish
Ik,
E imja
le të mbetet ajo e Majit

Rrugëtime pate të bollshme
por jo t’përjetshme
si sot.
Nejse
kjo asht dita jote s’po ta prishi
merr me vete gjithçka
sot të gjitha po t’i fali !”. /Lajmi.net/