Prekëse! Vajza e paralizuar mban premtimin, çohet në këmbë për Rita Orën

Ka pak ditë që Rita Ora ka publikuar këngën titull "Girls", në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX.

ShowBiz

17/05/2018 19:58

Po në të njëjtën ditë, këngëtarja ka nisur turneun e ri, i cili në ditët e para po ecën mjaft mirë, shkruan lajmi.net.

Ditën e djeshme, këngëtarja pati një takim mjaft të veçantë me një fanse, të cilën e kishte takuar pesë vite më parë.

Ajo ishte e paralizuar dhe i kishte dhënë premtimin Ritës, se herën tjetër kur do të takohen ajo do të ecte vetë.

“Më pëlqeu që u takuam sërish pasi ti më premtove që do të ecje dhe e bëre. Gjashtë hapa të pabesueshëm nga karrigia jote deri tek unë. Nuk kam për ta harruar kurrë dhe po, ne po rritemi bashkë. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri Rita”, ka shkruar ndër të tjera Rita sipër fotogrfisë me fansen. /Lajmi.net/