Prekëse: Studenti kupton pas shumë kohe se babai është verbuar (Video)

Një histori prekëse lidhur me një djalë, i cili jeton vetëm me babain e tij, sheh se si i ati i kryen të gjitha punët e shtëpisë dhe i siguron atij ushqimin dhe çdo gjë që i nevojitet, ka qarkulluar shumë nëpër rrjetet sociale.

Fun

31/10/2016 17:46

Mirëpo një ditë, ai i thotë të atit se i mungon e ëma, ai nuk mund ta zëvendësonte kurrë. Pastaj ikën dhe ndeshet me dikë, ku kthehet në shtëpi i gjakosur. Por, babai është ai i cili sërish i rri në krahë dhe i ndihmon.

Që nga ajo kohë, djali e kuptoi se babai bën gjithçka për të, andaj ai mora grada të alrta si nxënëx, e pastaj edhe në studime. Sa herë që flisnin në telefon, babai thoshte se ishte mirë. Mirëpo ai kishte kohë që ishte verbuar dhe nuk i kishte thënë asgjë djalit të tij.

Një ditë, i biri shkon në shtëpi, derisa i ati ishte duke ujitur lulet. E dëgjon telefonatën dhe duke prekur murin arrin deri tek telefoni. Në një dhomë me të birin, e ndjen prezencën e tij. Pastaj edhe zërin.

Heshtja e tyre i sjell të birit kujtime nga fëmijëria, prandaj atë ditë, i tha se e donte shumë. /Lajmi.net/

YouTube player