Prekëse: Qeni shtyn pronarin në karrocë, pasi aksidenti e la atë të paralizuar

Danilo Alarcon, 45 vjeç, ishte duke u shëtitur poshtë një rruge në Filipine me karrocën e tij, përderisa qeni i tij Digong e shtynte atë përpara me hundën e tij.

Fun

16/07/2018 17:37

Ai është shtatë muajsh dhe është me Danilon që prej lindjes. Danilo kishte një aksident me motoçikletë disa vite më parë, duke lënduar boshtin kurrizor dhe kështu duke humbur aftësinë për të lëvizur.

Një kalimtare e rastit ishte duke kaluar pranë kur e pa qenin duke e shtyrë karrocën e pronarit të tij – moment ky që e preku shumë, transmeton Gazeta Express.

Ajo tha: “U preka shumë kur e pash këtë krijesë të mahnitshme duke shtyrë karrocën e pronarit të tij”.

“Mendoja që këto ndodhin vetëm në filma, por kjo ishte një skenë e vërtetë”. Ajo më pas publikoi videon dhe fotografitë e momentit në internet dhe shpejt pamjet u bënë viral.