Prekëse: Lojtari i Frankfurtit humbi vëllanë pak orë para ndeshjes me Lazion

Padyshim se fitorja e Eintracht Frankfurt kundër Lazios në Ligën e Evropës i dedikohet lojtarit të skuadrës gjermane Lucas Torro.

Sport

05/10/2018 11:36

Gjermanët me një paraqitje të mirë kanë arritur të ndalin italianët e Lazios, duke i mundur me rezultat 4:1.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, mesfushori Lucas Torro ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e vëllait.

27 vjeçari këtë informatë e ka marrë pak orë para ndeshjes Eintracht Frankfurt, por ka preferuar të qëndrojë me skuadrën për ndeshjen me Lazion, për t’u nisur pastaj drejt Spanjës.

Askush përveç trajnerit nuk e dinte për dhimbjen e Torros, ndërkohë që mesfushori në fundin e ndeshjes, nisi të qante në fushë.

Shkaqet për vdekjen e vëllait të mesfushorit spanjoll ende nuk dihen./Lajmi.net/