Prekëse, këtu vërtetohet besnikëria e qenit

Se qentë janë besnikë, këtë të gjithë e dimë, por në çfarë niveli shkon besnikëria e tyre, duhet të kemi shembuj për të treguar dhe vërtetuar, shkruan lajmi.net

Fun

17/06/2017 17:41

 

Kemi mësuar se qentë janë miqtë më të mirë të njeriut, por sa janë ata për njëri tjetrin?

Kjo është historia e Cookie, një qeni i cili ndan ushqimin për shokun e tij Stitch-in.

Stitch dhe Cookie ishin mësuar tërë kohën të hanin bashkë, dhe kur Stitch ngordhi, Cookie mahnitë të gjithë, duke lënë gjysmën e pjatës të mbushur për shokun e tij.

Pronari i Cookie ka provuar që t’i mbushë më pak pjatën në mënyrë që ta hajë të tërin, mirëpo gjithmonë ai e ka lënë pjatën në gjysmë, për nder të Stitch.

Ai gjithmonë beson se shoku i tij do të vijë, tregon pronari i qenit. /Lajmi.net/