Prekëse, babai ngrit fond online për kurim të vajzës me kancer (Foto)

Babai i katër fëmijëve, Andrew Brown, ka shpërndarë një foto prekëse të vajzës së tij të vogël, Hayley, që po lufton kancerin.

Fun

02/11/2016 13:41

Australiani publikoi foton e vajzës 7-vjeçare pasi ajo ka bërë disa muaj kimioterapi.

Asaj i ka mbetur vetëm një qerpik.

Hayley u diagnostikua me kancer në qershor, pasi mjekët zbuluan një tumor prej 5 centimetrash brenda hundës së saj.

Mjekët i thanë se duhet t’i nënshtrohet tetë muajve kimioterapi.

Më pas ata do bëjnë një vlerësim për të parë gjendjen e vogëlushes.

Babai i vogëlushes ka ngritur një fond online për të mbledhur para për të siguruar kurimin e vajzës.

1_1478086092-5165765 5_1478086106-8123045 4_1478086102-286143 3_1478086099-8275477 2_1478086095-2445605