Prekëse: 89 vjeçari shet akullore që të paguajë faturat për vdekjen e vajzës (Foto)

89 vjeçari Fidencio Sanchez, jeton duke shitur akullore. Ai ishte i dëshpëruar për të mbledhur të holla që të paguajë faturat e tepërta pas vdekjes së vajzës së tij.

Lifestyle

11/02/2017 17:39

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, gruaja e tij u sëmur dhe nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte, transmeton lajmi.net

Kështu, për t’i ndihmuar, një djalë i mirë i quajtur Joel, vendosi që të hapë një faqe GoFundMe në mënyrë që të mbledhin tre mijë dollarë për këtë rast.

Shumica e qytetarëve u shprehën të gatshëm. Donacioni tani për tani ka 384k dhe ende po rritet.
89-year-old-man-sells-popsicles-daughter-1

“Më theu zemrën teksa e pashë këtë plak që në vend se ta gëzojë pensionimin, vazhdon të punojë edhe në këtë moshë. Më është dashur që t’i bëj fotografi. Më pas bleva 20 paleta dhe i dhashë 50 dollarë, i thashë e bekoftë Zoti dhe vazhdova vozitjen.
E postova këtë foto në facebook dhe që nga atëherë, mora shumë përgjigje. Ai ka qenë momenti kur Joe Loera erdhi me një ide të mrekullueshme që të fillojë një kampanjë. Fedencio Sanchez dhe gruaja e tij së fundmi kanë humbur vajzën e tyre dhe ende nuk janë këndellur nga situata.
Gruaja e tij shiste gjithashtu paleta që t’i ndihmonte burrit të paguajë faturat, por ajo u sëmur dhe s’mund të punojë më.
Ne po mundohemi të gjejmë para që t’i ndihmojmë atij me çkado që të mundemi. Gjithçka është e nevojshme. Të bëhemi bashkë dhe t’i ndihmojmë të kenë jetën më të lehtë dhe t’ju bëjmë më të ndritshme ditët e tyre.”

89-year-old-man-sells-popsicles-daughter-0