Prekëse! 4-vjeçarja me kancer “martohet” me infermierin (Video)

Një paciente e vogël me kancer u “martua” me infermierin e saj të preferuar, një një ceremoni prekëse.

Fun

19/07/2015 12:26

Stafi i spitalit pediatrik në Nju Jork mendoi të surprizonte vogëlushen 4-vjeçare, Abby, me këtë ceremoni.

Dyshemeja ishte mbushur me petale trëndafili, ndërsa dhëndri ishte Matt Hickling.

Stafi e organizoi aktivitetin për 12 orë pasi Abby i tha mamasë së saj se do martohej me Matt.

Ata nuk kursyen asnjë detaj nga dasma, deri edhe tek makina rozë ku shkruhej: Just Married.

Video e “dasmës” u postua online nga infermierja Lori Ciafardoni.

“Ja përse jemi bërë infermierë,” shkruante ajo.

Abby i tha mamasë së saj se kjo ishte dita më e bukur e jetës së saj.

“Faleminderit që kemi njerëz kaq të mirë në jetët tona,” tha mamaja e vajzës së sëmurë. /Mapo

YouTube player