Prekazi e përkrahë Serbinë

Ish-lojtari i Partizanit, Xhevat Prekazi i cili është lindur në Mitrovicë dhe jeton për një kohë të gjatë në Beograd, ka përkrahur Serbinë, duke thënë se çdo njeri do të vepronte sikurse Stefan Mitrovic që bëri me flamurin e Shqipërisë.

Sport

15/10/2014 20:44

Stefan Mitrovic e kapi flamurin e Shqipërisë, që gjë i irritoi lojtarët e Kombëtares sonë, të cilët dolën në mbrojtje të mirë. Sidoqoftë, ky reagim i Mitrovicit ishte shumë normal sipas Xhevat Prekazit, i cili njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e skuadrës turke, Galatasaray.

“Njerëz, një gjë nuk duhet ta harrojmë. Ndeshja është luajtur në Beograd, në Serbi dhe më pas vjen një ‘askush’ duke lëshuar flamurin e Shqipërisë”.

“Çfarë tjetër të bësh, përpos se ta largosh atë nga fusha në mënyrë të njëjtë siç bëri Mitrovic. Nuk e garantoj, mirëpo, sipas të gjitha gjasave do të veproja edhe unë ashtu siç bëri lojtari serb”.

“Jam i bindur se qëllimet e tij kanë qenë vetëm sportive. Ai tentoi ta largojë flamurin, në mënyrë që ndeshja të vazhdojë tutje. Ai këtë nuk e bëri me qëllim dhe do të ishte skandaloze nëse do të dënohej nga UEFA”, tha Xhevat Prekazi për portalin serb, kurir.rs.