Prej vitesh e martuar, këngëtarja shkakton konfuzion duke ndryshuar statusin e marrëdhënies në Fb – Lajmi.net
Prej vitesh e martuar, këngëtarja shkakton konfuzion duke ndryshuar statusin e marrëdhënies në Fb
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 14:52, 12 October 2017
Prej vitesh e martuar, këngëtarja shkakton konfuzion duke ndryshuar statusin e marrëdhënies në Fb.

Facebook është thuajse zyrtarizuar si banka dhe vitrina e të dhënave tona. Single, ose në një marrëdhënie, studentë ose në punë, të lindur këtu apo atje, kaq apo aq vjeç, gjithçka është e shënuar aty bashkë me foto pa fund nga çdo çast i jetës.

Dhe nga aty, ndodh të mësojmë që njerëzit janë martuar ose ndarë, që kanë mbushur kaq vjeç, apo kanë filluar punë diku dhe sapo i marrim vesh këto ndryshime, nisim të urojmë…

Këngëtarja Julka Gramo, sot ka vënë re që edhe pse e martuar prej vitesh me Andi Islamin dhe mama e dy djemve me të, të dhënat e FB, e tregonin “në një marrëdhënie” me të. Vendosi ta ndryshojë për të qenë në rregull dhe me shtetin e FB, por ajo që ndodhi më pas tregoi edhe një herë që ajo që shohim në FB del mbi çdo dijeni dhe çdo siguri që kemi. Nëse Julka Gramo shkruan në FB që është martuar sot me Andi Gramon, atëherë sot duhet të jenë martuar! Urimet kanë vërshuar.

Në të vërtetë ka qenë thjesht një ndryshim i statusit në FB.

“Hi Guys! Nuk jam martuar sot. Hahahahhaha.. Thjesht pashe se isha ende “In a relationship” me tim shoq dhe thashe t’a ndryshoja. Hahahhahahaha. Mos u lodhni me urimet. Love”, shkruan Julka, gjithmonë e dashur dhe e sjellshme.

Mendoni pak nëse dikush kalon nga i martuar në i fejuar, në FB, kot, për qejf. Do ishte vërtet një konfuzion i madh./class/

Fjalët kyçe: Julka Gramo

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play iStunt 2