Prej të hënës nuk ka rroga në komuna

“Është e patjetërsueshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge Ivnaov menjëherë t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit Zoran Zaev”, thonë nga LSDM në kumtesën e rregullt.

Lajme

12/05/2017 13:21

Socialdemokratët paralajmërojnë se për shkak të bllokadës së procese demokratike, Maqedonia po përballet me probeleme të cilat u bëjnë dëm qytetarëve dhe tërë sistemit shtetëror.

“Bllokada e tillë do të kulmojë të hënën kur do të skadojë mandati i krerëve dhe këshillave të komunave. Të punësuarit në komuna, mësuesit, do të ngelin pa rroga dhe kompensime. Qytetarët nuk do të mund t’i fitojnë shërbimet e nevojshme nga komunat. Në atë mënyrë, edhe më shumë do të komplikohet situata në të cilën gjenden qytetarët e Maqedonisë. Për atë, është e nevojshme që të bëhet transferimi i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të merr institucione funksionale”, thuhet në kumtesën partiake.

Nga LSDM apelojnë që të të gjithë, përfshirë edhe Ivanov, të kyçen me konstruktivitet në proceset demokratike, të veprojnë me vetëdije dhe përgjegjësi dhe të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe formim të Qeverisë së re reformuese./INA