Prej ditësh të zhdukur, policia i gjen në Tiranë 9 shtetasit nga Nepali

Policia e Durrësit ka gjetur 9 shtetasit nga Nepali të cilët ishin zhdukura në rrethana krejt misterioze në qytetin bregdetar.

Lajme

13/03/2018 18:06

Më datë 10 mars ata dolën nga hoteli ku ishin akomoduar në Durrës, ndërsa nuk u kthyen më, ishte agjencia që ishte marrë me rezervimin e tyre që bëri denoncimin në polici.

Vetëm dje në darkë ata janë gjetur nga policia në Tiranë dhe ndodhen të shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Punohet për sqarimin e rrethanave të largimit të tyre. Neni 298 i Kodit Penal

Ata ishin futur në Shqipëri përmes pikës doganore të Rinasit, më datë 9 mars./Gazeta Express