Prej banesës në puset (Foto)

Një puset është bërë kërcenim serioz për banorët e rrugës “Eqrem Qabej” në lagjen e Ortakollëve në Prizren.

Lajme

22/05/2018 12:50

Mu në hyrje të korridorit të banesës ekziston një puset. Me e keqja është se ajo nuk ka kapak. Banorët po rrezikohen gjatë orëve të natës kur pamja nuk është e qartë, shkruan lajmi.net.

“Mungon kapaku i shaktit dhe është vendosur gur dhe një cope metali qe mos te bjere dikush, por ekziston mundësi qe ne mbrëmje te lëndohet ndonjë person apo fëmije”, thuhet në reagimin e një qytetari, i cili e ka shprehë pakënaqësinë e tij për gjenden në platformën ndreqe.com, nga ku ka përcjell edhe disa fotografi ./Lajmi.net/

b c